giovedì 17 luglio 2008

Parandalimi i zjarreve

Parandilimi i zjarreve
Sot Prefekti i Qarkut Tiranë Z. Ruzhdi Keçi organizoi një mbledhje për situatën e rreziqeve nga zjarri. Në këtë aktivitet morën pjesë:Prefekti i Qarkut Tirane,Kryetari i Këshillit te Qarkut Tiranë, Kryetarët e Komunave ,Shefat e komisariateve,Shefi sektorit P.M.N.Z.SH...Rëndësi e vecante iu vu parandalimit të rrezikut të rënies nga zjarri. U theksua ushtrimi i kontrrolit dhe realizimi i akt-marrëveshjeve me subjekte tregtare në zonat pyjore, ngritja dhe instruksioni i skuadrave vullnetare të shuarjes së zjarreve në komuna, siguria dhe gadishmëria e mjeteve anti-zjarr, si dhe evidentimi i konflikteve të pronësisë në këto zona dhe denoncimi i tyre pranë komisariateve të policisë.Disa nga problemet qe u trajtuan1 Rinovimi dhe forcimi i skemave te vrojtim-sinjalizimit , shpejtësia e ndërhyrjeve në cdo vatër zjarri dhe eventuale.2 Trasmetimi i problematikës së zjarreve në terren.Mesazhi që u percoll ishte se cdo individ që implikohet me dashje ose jo ne zjarrëvënie do të konsiderohet që ka kryer një vepër penale që do dënohet në konform të ligjit ne fuqi.Nga ana e tij Prefekti kërkoi informim të menjëhershëm në raste zjarrëvëniesh të qëllimshme ose jo nga institucionet përkatëse.ZYRA SHTYPIT.